75 Mall Live Search
11:25 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Rrëmujë në ceremoninë mortore të Soleimanit, të paktën 35 të vdekur

Nga rrëmuja gjatë ceremonisë mortore të komandantit të Forcave Kuds të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, të mbajtur në qytetin iranian Kerman, raportohet për të paktën 35 të vdekur dhe 48 të plagosur, raporton BBC.

Qasem Soleimani sot varroset në vendlindjen e tij me miliona njerëz tashmë që kanë mbushur rrugët për funeralin e tij.

Vrasja e tij ka ngjallur frikën e një konflikti midis SHBA dhe Iranit.

Soleimani u konsiderua gjerësisht njeriu i dytë më i fuqishëm në Iran pas Liderit Suprem Khamenei. Shtetet e Bashkuara e panë atë si një terrorist dhe një kërcënim për trupat amerikane. /IndeksOnline/