16:48 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rrëmujë në dhomën e gjumit, vogëlushi përlyen çdo gjë me make up-in e nënës

Një nënë e rraskapitur ka hedhur në mediat sociale disa fotografi për të treguar edhe rrëmujën që djali i saj bëri në shtëpi kur kishte mbetur vetëm.

Mollie Harper hodhi fotot në një grup në facebook ku publikohen edhe fotografi edhe video të kësaj natyre. Mollie ishte duke bërë punët në shtëpi kur ka lënë jashtë vëmendjes djalin e saj të vogël Lewis i cili ka lyer komplet tapetin me krem dhe me tualetet e mamasë së tij.

Për ta bërë edhe më interesante këtë ndodhi Mollie ka publikuar fotot e dhomës para kur e kishte lënë të posasistemuar dhe pasi djali i saj kishte ndotur thuajse çdo gjë.

Ajo gjithashtu ndau një fotografi të fytyrës së tronditur të djalit menjëherë pas incidentit komik.

Shumë njerëz kanë komentuar në fotografi duke i kërkuar që herë tjetër të jetë më e kujdesshme dhe të mbyllë më mirë dyert e dhomave që nuk do të preken nga vogëlushi.