12:58 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

“Rrenat” që i bëjnë burrat dhe gratë kur e tradhtojnë njëri tjetrin

Një sondazh i bërë nga IllicitEncounters, ka zbuluar se të shkosh në fitnes, të luash ndonjë sport ishin vetëm disa nga arsyetimet që i bënin partnerët njëri tjetrit, kur kryenin tradhëti.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 2000 burra dhe gra, e ku u zbulua se zakonisht arysetimi i grave ishte që kanë shkuar në palestër. Kurse burrat thonin se ishin duke shikuar futboll.

Po ashtu arsyetime tjera ishin, që kanë qenë duke punuar deri vonë në zyrë, kanë shëtitur qenin.

Sipas këtij studimi shkalla e divorcit në Britani është në nivelin më të ulët që nga viti 1973 kurse 45% e burrave dhe 22% e grave kanë pranuar që e kanë tradhëtuar partnerin e tyre./Indeksonline/.