12:10 / E Premte, 14 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rrënimet në Komoran, eskalon situata në një familje ku po rrënohet shtëpia

Inspektorët me urdhër të komunës së Drenasit kanë filluar rrënimet e shtëpivë , të banuara tash e 40 vite, në Komoran.

IndeksOnline ka siguruar një video ku shihet se si inspektorët kanë hyrë brenda në shtëpi duke larguar të gjitha gjësendet që ishin aty.

Një banore e kësaj shtëpise për IndeksOnline ka thënë se një familjare është dërguar pa vetëdije në spital për shkak të rrënimit të shtëpisë.

Ndërsa, të zotin e shtëpisë, sipas saj, Policia e ka arrestuar.

Ajo ka treguar se tash e 40 vite dy të moshuar kanë jetuar në këtë shtëpi që po rrënohet.

Nga komuna e Drenasit, për IndeksOnline, ka thënë se ky  aksion është realizuar për shkak që pronarët konsiderohet uzurpatorë të pronës publike.

Në këtë hapësirë, sipas komunës, do të ndërtohet një shkollë profesionale./IndeksOnline/