13:45 / E Martë, 17 Maj 2022 / A. M.

Rrënimi i aneksit të “Abi Çarshisë”, dënimi me 6 vite për zyrtarët e Komunës së Prizrenit

Dy zyrtarë të komunës së Prizrenit janë shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore e Prizrenit për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Jetmira Vrenezi e cila të kohë ishte udhëheqëse e sektorit të Ndërimtarisë është dënuar me 3 vite burgim dhe 2000 € gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”.

Po ashtu, edhe Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, u dënua rreth rrënimit të datës 19 dhe 21 korrik 2019.

“I akuzuari I.Th, në cilësinë e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, duke ditur se nuk kanë të drejtë të bën rrënimin e objektit pasi i dëmtuari ka aplikuar për legalizim në përputhje me vendimin e MMPH të datës 27.08.2018, jep pëlqimin, organizon dhe merr pjesë aktive në rrënimin e objektit ‘Abi’ Sh.P.K., në Prizren. E akuzuara J.V., në cilësinë e inspektores së ndërtimit duke ditur se nuk kanë të drejtë të bëjnë rrënimin e objektit të të dëmtuarit, meqë është në kundërshtim me vendimit e MMPH të datës 27.08.2018, përveç inspektimeve që kanë kryer në objektet, e akuzuara J.V., merr konkluzion mbi rrënimin e objektit ‘Abi Çarshia’ pronë e ‘Abi’ Sh.P.K., me datë 15.07.2019”, thuhet në njoftimin e gjykatës të martën.

Indeksonline ju sjell një video-përmbledhje të këtij rasti. Prokuroria Themelore e Prizrenit pati nisur hetimet për drejtorin e Inspeksionit në këtë komunë dhe disa inspektorë, për vendimin e tyre që të rrënojnë një pjesë të “Abi Çarshisë”, ndonëse i dëmtuarit kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.

Pamje, tv prizreni, kp