75 Mall Live Search
22:17 / E Mërkurë, 05 Qershor 2019 / indeksADMonline

“Rrënjët e BDI-së janë në UÇK-në”

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot më 5 qershor, shënon 17-vjetorin e themelimit të saj.

BDI-ja si parti doli si fuqi politike e pasluftës në vitin 2001 në Maqedoni me kryetarin e saj Ali Ahmetin. Kjo parti është pjesë e koalicionit qeveritar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga viti 2002.

Në këto vite të ekzistimit të saj, pas kuvendit themelues, BDI ka organizuar katër kongrese, nga të cilët i pari më 19 nëntor 2005, i dyti më 19 dhjetor 2009, i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014 dhe kongresi i katërt është ai dyditor tematik në mars të vitit 2015.

17-vjetorin e themelimit të BDI e ka uruar edhe Ejup Halimi, i cili ka shkruar:

17VjetBDI

Me❤️BDI

BDI lindi në një kohë kur shqiptarët kishin më tepër nevojë pë të.
Rrënjët e saj janë në UÇK-në.
“Rrënjët tona janë ta lashta,
rrënjët tona janë të thella.

MeAliAhmetin