75 Mall Live Search
15:47 / E Premte, 15 Maj 2020 / indeksADMonline

Rrënohet një objekt i vjetër në Prishtinë

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka njoftuar se sot është rrënuar me leje një objekt, shkruan IndeksOnline.

Përmes një njoftimi në Facebook, Tahiri bëri të ditur se gjatë rrënimit terreni është spërkatur me ujë që të evitohet shpërndarja e pluhurit.

Postimi:

Rrënim me leje, por pa i ndërmarr masat e nevojshme.

Kompanitë e kanë obligim që gjatë rrënimit ta spërkatin me ujë terrenin, në mënyrë që të evitohet shpërndarja e pluhurit!

Në rastet e përsëritura, do të ndryshojnë edhe masat që i ndërmarrim ne.