75 Mall Live Search
15:56 / E Mërkurë, 30 Nëntor 2022 / mp

Rrënohet objekti i ndërtuar në pronë të AKP-së (Foto)

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot është bërë rrënimi i një objekti i cili ka qenë i ndërtuar në pronën e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). Njoftimi për rrënimin i këtij objekti është bërë i ditur në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në “Facebook”.

“Është ekzekutuar rrënimi i ndërtimit i cili ka qenë i ndërtuar në pronë të AKP-së”, thuhet në njoftim. /IndeksOnline/