22:01 / E Martë, 12 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Rrënqethëse, tre qenushë hanë trupin e qenit të ngordhur pas shkeljes nga vetura (Video)

Rrugëve të vendit ndodh shpesh të hasësh në kafshë të ngordhura, të cilat të rrëqethin kur i sheh.

Të shumta janë rastet kur trupat e tyre shkelën nga veturat dhe mbesin në mes të rrugës, për t’u shkelur edhe disa herë nga veturat tjera, shkruan Indeksonline.

Një rast i dhimbshëm ndodhi sot në një komunë të Kosovës, ku një këlysh i vogël u shkel nga vetura.

Mirëpo, trupin e tij të ngordhur nuk e lanë në rrugë qenushët tjerë.

Në një video të realizuar nga fotografi Arian Mavriqi, shihen tre qenushë të tjerë që hanë trupin e qenit të ngordhur.

Shikoni pamjet rrëqethëse në videon e mëposhtme. /Indeksonline/