14:10 / E Shtunë, 07 Prill 2018 / indeksADMonline

Rrëshqet dhe bie në greminë, humb jetën një 45-vjeçar shqiptar

Një 45-vjeçar, baba i dy fëmijëve, ka humbur tragjikisht jetën këtë të shtunë në fshatin Lemnysh të Gramshit.

Arben Jonuzi po kulloste bagëtitë në mal, kur ka rrëshqitur dhe ka përfunduar dhjetëra metra poshtë në një greminë të thepisur.

Për nxjerrjen e trupit të 45-vjeçarit shkuan forca të policisë dhe të zjarrfikëses, të cilët kanë hasur vështirësi për shkak të terrenit të thepisur. Operacioni i autoriteteve mësohet se vijon ende.

Temat: