11:03 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Rrëshqet dheu, bllokohet rruga për në Bajgorë të Mitrovicës

Rruga për në fshatin Bajgorë të Mitrovicës mbetet e bllokuar për shkak të rrëshqitjes se dheut në segmentin rrugor në Trepçë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti tha se deri në rrethana tjera qarkullimi për në zonën e Shalës së Bajgorës bëhet përmes rrugëve alternative Bajgorë-Mazhiq Smrekonicë.