15:06 / E Enjte, 31 Dhjetor 2020 / Blerim

Rrëshqet dheu në Norvegji, po kërkohen dhjetëra persona të zhdukur

Ekipet e kërkim shpëtimit në pjesën jugore të Norvegjisë, janë duke përdorur dronë dhe qenë për ta hulumtuar dheun argjilor në përpjekje për të gjetur dhjetë persona që ende rezultojnë të zhdukur pas rrëshqitjes së tokës.

Sipas mediave të huaja, autoritetet kanë konfirmuar se skaji i kraterit po vazhdon të ndahet nga pjesa kryesore dhe iu kanë bërë thirrje njerëzve që të mos i afrohen zonës për shkak të rrezikut për rrëshqitje të re. Rreth 1.000 persona janë evakuuar nga kjo zonë dhe policia bëri thirrje që të mos përdoren fishekzjarrë gjatë ndërrimit të viteve, për shkak se mund t’i dëmtonin mjetet teknologjike.

Një rrëshqitje e dheut në një fshat norvegjez ka shkaktuar 10 viktima dhe dhjetëra plagosur dhe të zhdukur. Ndërkohë, ka bërë që shumë shtëpi të zhyten në baltë. Rrëshqitja e dheut ndodhi në një zonë banimi të komunës Gjerdrum, rreth 30 kilometra në veri të kryeqytetit Oslo.