75 Mall Live Search
23:33 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Rrëshqet dheu pas reshjeve të shiut në Llaushë të Skenderajt, komuna u vjen në ndihmë

Mot i ligë ka mbretëruar pasditen e sotme në vendin tonë.

Reshje të shiut pati veçmas gjatë orëve të mbrëmjes, ndërsa rrufetë ndriçuan qiellin.

E shiu bëri dëme edhe në Drenicë, gjegjësisht në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku pati edhe rrëshqitje të dheut.

Por, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari përmes një postimi të bërë ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike është vënë në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut, drejtoria e shërbimeve publike është vënë në dispozicion për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, me ç’rast pas informimit nga banorët kanë intervenuar, duke zhbllokuar dhe pastruar rrugën në fshatin Llaushë, pas rrëshqitjeve të dheut.
Për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga shiu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Nënkryetari i Komunës, Nuredin Lushtaku.

Për të pasur një intervenim të shpejtë dhe efikas kërkoj nga qytetarët që të njoftojnë institucionet përkatëse në raste të tilla”, shkruan Jashari në FB./Indeksonline