Rrëshqet dheu te “Rruga A” në Prishtinë, rrezikohet jeta e një familjeje 4-anëtarëshe (Pamje)

Familja Berisha në Prishtinë që nga mbrëmë nuk po gjenë qetësinë.
Mbrëmë rreth orës 22:00 ka rrëshqitur dheu pranë një shtëpie 4-katëshe e cila ndodhet në “Rrugën A”, në kryeqytet.
Shqipe Berisha ka treguar për IndeksOnlinen gjithë ngjarjen, derisa shpreh shqetësimet për fatin e saj dhe të familjes.
Berisha thotë se me të ndier rrëshqitjet e dheun kanë lajmëruar menjëherë emergjencën e Komunës së Prishtinës.
Sipas saj, rekomandimet e zyrtarëve komunalë kanë qenë që të largohen nga shtëpia në të cilën jetojnë përreth 18 vjet, pasi nuk ka siguri.
Berisha konsideron se rrëshqitja e dheut ka ndodhur për shkak të punimeve të rrugës që po bëhen tashmë sa kohë.
Intervista e plotë: