75 Mall Live Search
18:02 / E Shtunë, 09 Shkurt 2019 / indeksADMonline

‘Rrëshqet’ Dortmundi, Nagelsmann i bën dhuratë Bayernit

Çfarë gafe e Borussias së Dotmundit në sfidën e “Signal Iduna Park” ndaj Hoffenheimit.

Skuadra verdhezi deri 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt kryesonte thellë 3-0, por në fundin e takimit ndodhi çudia e madhe: skuadra e trajnerit të ri Julian Nagelsmann arritën të kthenin baraspeshën, duke shuar entuziazmin e tifozërisë vendase me rezultatin përfundimtar 3-3.

Gjithçka nisi në perfeksion për ekipin e Lucien Favre, që e mbylli pjesën e parë në epërsi të dyfishtë falë golave të realizuar nga Sanches dhe Gotze. Guarreiro i çoi shifrat në 3-0 në minutën e 66-të, për të ardhur më pas te kundërpërgjigjja befasuese e Hoffenheimit.

Në minutën e 75-të shkurtoi në 3-1 Belfodil, ndërsa në minutën e 83-të shënoi për miqtë edhe Kaderabek. Vetëm 4 minuta më vonë, Belfodil barazoi shifrat në 3-3, me Dortmundin që nuk gjeti forca në minutat e mbetura për të shpëtuar nderin në “Iduna Park”.

Rezultatet:

Monchengladbach – Hertha Berlin 0 – 3

Dortmund – Hoffenheim 3 – 3

Freiburg – Wolfsburg 3 – 3

Hannover – Nurnberg 2 – 0

RB Leipzig – Eintracht Frankfurt 0 – 0