75 Mall Live Search
23:34 / E Enjte, 27 Mars 2025 / H F

Rrëshqiti nga shkallët e restorantit, personi që vdiq në Prishtinë është një 80-vjeçar

Sonte rreth orës 22:00, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë një person i moshës 80-vjeçare ka rrëshqitur nga shkallët e një restoranti, ku si pasojë edhe ka humbur jetën.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se personi që u gjet pa shenja jete.

Personi që humbi jetën sonte është shtetas turk.