Rrëshqitja e dheut në Shkabaj dëmton gypin kryesor të furnizimit me ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të rrëshqitjes së dheut në fshatin Shkabaj është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë.
Për këtë arsye KRU ‘Prishtina’ ka bërë të ditur se do të ketë reduktime në furnizim me ujë në Fushë-Kosovë, Obiliq dhe në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
NJOFTIM
Për shkak të rrëshqitjes së dheut në lokacionin Shkabaj, është dëmtuar gypi kryesor furnizues i ITU Shkabaj.
Si pasojë e këtij dëmtimi, do të ketë reduktime në furnizimin me ujë në këto zona:
• Fushë Kosovë
• Obiliq
• Lagjja Emshir
Ndikime priten edhe në pjesë të tjera të qytetit të Prishtinës.
Ekipet tona teknike ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e problemit.
Për orarin e reduktimeve do t’ju mbajmë të informuar në vazhdim.
Ju falënderojmë për mirëkuptim!/Indeksonline/

