Rrëshqitje dheu në magjistralen Prishtinë-Gjilan, shoferët në rrezik (Video)

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan është parë në disa vende rrëshqitja e dheut.
Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga kjo pjesë e rrugës e cila po paraqet rrezik te shoferët.
Kjo situatë është që disa ditë, mirëpo pas reshjeve të fundit mund të ketë rrëshqitje më të madhe të dheut./IndeksOnline/