12:20 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Rrëshqitje dheu në rrugën Dragash-Restelicë, vështirësi në qarkullim të veturave

Në rrugën Dragash-Restelicë, përkatësisht afër fshatit Krushevë sot është raportuar për rrëshqitje dheu.

Sipas fotove të dërguara në redaksinë e Indeksonline shihet se si dheu ka rënë në mes të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e veturave.

Lagështia dhe shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrokullisje shkëmbinjsh që ka bllokuar këtë rrugë e cila frekuentohet cdo ditë nga qindra vetura, si të vendit ashtu edhe nga Shqipëria.

Më poshtë pamje të rrugës në fjalë. /Indeksonline/