75 Mall Live Search
09:39 / E Martë, 27 Janar 2026 / OSH

Rrëshqitje dheu në Sicili, evakuohen mijëra persona

Një rrëshqitje toke me gjatësi katër kilometra ndodhi në qytetin sicilian Niscemit të dielën pas reshjeve të dendura të shiut.

Sipas autoriteteve të hënën, disa shtëpi u afruan në mënyrë të rrezikshme në buzë të shkëmbit.

Agjencia Italiane e Mbrojtjes Civile evakuoi të gjithë banorët brenda një rrezeje prej katër kilometrash. Mijëra njerëz janë të prekur.

“Situata po përkeqësohet, ndërsa janë regjistruar rrëshqitje të mëtejshme toke”, tha kryebashkiaku Massimiliano Conti për mediat lokale.

Bregu jugor i Siçilisë u godit nga një stuhi javën e kaluar, duke dëmtuar rrugët bregdetare dhe shtëpitë. Presidenti rajonal i Sicilisë, Renato Schifani, vlerësoi koston e dëmit deri tani në 740 milionë euro./Indeksonline/