75 Mall Live Search
16:22 / E Diele, 15 Shkurt 2026 / F.R

Rrëshqitje gurësh në Bogë të Rugovës, njëra korsi ndalohet për qarkullim

Reshjet e mëdha të shiut që ranë gjatë mbrëmjes së djeshme dhe sot në Kosovë, sollën edhe rrëshqitjen e gurëve në Rugovë, konkretisht në Bogë.

Për këtë zhvillim u informuan edhe organet e rendit, zyrtarët e të cilës morën menjëherë masat e sigurisë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se akutalisht njëra korsi është ndalur për qarkullim.

“Nga shembja e gurëve nuk ka dëme. Aktualisht njëra korsi është ndaluar për qarkullimin e automjeteve”, deklaroi Rugova.