75 Mall Live Search
09:30 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Rresht për dy, futbollistët e rinj argjentinas mezi presin të fotografohen me Messin

Kjo është një nga mundësitë e fundit që më në fund të fitojë trofeun me Argjentinën, kur pas dy jave fillon Copa America.

Lionel Messi ishte në grumbullim me kombëtaren argjentinase, ku filluan përgatitjet për kampionatin e Amerikës së Jugut.

Kur u shfaq në fushë, midis lojtarëve të ekipit kombëtar të grupmoshave të 17 vjetëve, futbollistët u entuziazmuan tejet shumë kur e panë yllin e Barcelonës, shkruan Telegrafi.

Lojtarët e rinj ishin shumë të emocionuar pasi panë heroin e kombit të tyre dhe për të ndarë terrenin me të. Ata u vendosën në dy linja për tu fotografuar me pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Messi asnjërin prej tyre nuk e refuzoi dhe pranoi të fotografohet me secilin prej tyre, ku u dhuroi edhe përqafime pa e parë se kush po e fotografonte.

Ndryshe, Brazili konsiderohet si një ndër favoritët kryesor të kampionatit të Amerikës Latine.