75 Mall Live Search
12:24 / E Hënë, 21 Prill 2025 / mp

Rreshteri dyshohet se u vra për shkak të punës së tij, të dyshuarit me dosje për çështje ekstremizmi

Motivi i vrasjes dhe dyshimet kryesore të vrasjes së rresterit të Policisë së Kosovës në Kaçanaik Muhamed Lika dyshohet të jetë i lidhur me punën e tij.

Kështu thanë sotnga drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha dhe Burim Çerkini  prokuror i rastit.

Ata sot në një konferencë kanë treguar detaje, lidhur me të dyshuartit të cilët siç u tha Hoxha ishin të dyshuar për përfshirje edhe në raste të tjera të lidhura me çështjet e ekstremizmit.

“Personat e dyshuar kanë qenë të arrestuar edhe më herët me dyshime që e kanë djegë Gjykatën e Kaçanikut. Deri tashti nuk ka persona të policisë të arrestuar, është një person i arrestuar, i cili ka qenë ish-pjestar i FSK-së jo pjesëtarë aktiv. Është gjetur një armë me leje që është ekzaminu pastaj duhet me parë se në çafrë cilësie ka mbet, sepse janë bastisë shumë prona. Nuk është armë zyrtare e policië nuke thashë ashtu”, tha Hoxha.

Ai ka shtuar se mbetet të shihet, disa nga ta kanë pasur të kaluar kriminale që lidhet me çështje ekstremizmi.

“Hetimet duhet të vazhdojnë më tej për ta vërtetuar këtë punë, mirëpo janë persona të dyshimtë të rrezikshëm dhe ne dyshojmë që e kanë kryer këtë vrasje e kanë planifikuar dhe e kanë ekzekutuar rreshterin. Personat e dyshuar kanë qenë të arrestuar edhe më herët me dyshime se e kanë djegur Gjykatën e Kaçanikut.”, tha Hoxha.

Hoxha e ka konfirmuar se ëshstë arrestuar edhe një 17-vjeçar.