75 Mall Live Search
21:15 / E Shtunë, 22 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rreshteri i FSK-së diplomon në akademinë ushtarake në SHBA

Oficeri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Shukri Abdullahu i cili tash e një kohë ishte duke marrë pjesë në një trajnim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanimë ka diplomuar,

Kështu ka bërë të ditur vet Abdullahu në një postim në profilin e tij në Facebook, ku ka ndarë momente nga diplomimi.

“Ceremonia e Diplomimit në Akademinë e Rreshter Majorëve dhe kompletimi i një viti të mrekullueshëm ne USA”, ka shkruar Abdullahu.

Oficeri me prejardhje nga fshati Gllamnik i Podujevës është në SHBA bashkë me familjen e tij, ku fëmijët vijojnë edhe mësimet.

Madje, ditë më parë e bija e Shukriut, Kanita e cila është nxënëse e një shkolle në qytetin e El Pasos, ka pasur fatin të marrë një mirënjohje e cila u ndahet nxënësve më të mirë të vendit.

E veçanta e mirënjohjes ishte se ajo ishte nënshkruar nga vet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Bashkë me Shukriun sot në akademinë ushtarake në SHBA diplomuan edhe disa shqiptarë të tjerë. /Indeksonline/