75 Mall Live Search
10:58 / E Diele, 13 Mars 2022 / LB

Rreth 1.7 milionë refugjatë ukrainas në Poloni

Pothuajse 1.7 milionë njerëz nga Ukraina kanë ikur në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, njoftoi sot në Twitter Roja Kufitare polake.

Vetëm të shtunën rreth 79 800 persona kanë kaluar kufirin, një rritje prej 5% krahasuar me një ditë më parë. Fluksi ishte veçanërisht i madh në pikën kufitare Medyka në provincën Subcarpathia.

“Të dielën, 16 800 refugjatë të tjerë ukrainas u regjistruan midis mesnatës (23:00 GMT) dhe 7:00 të mëngjesit”, tha Roja Kufitare.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar sesa prej refugjatëve kanë qëndruar në Poloni dhe sa prej tyre kanë udhëtuar në shtetet e tjera të BE-së. /ATSH-DPA/