20:16 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Rreth 10 mijë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria e shëndetësisë tha se numri i palestinezëve të vrarë në sulmet ajrore izraelite është rreth10,000. Në përditësimin e saj të fundit për numrin e viktimave, ministria tha se 9,770 njerëz, përfshirë 4,800 fëmijë, janë vrarë që nga 7 tetori.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se në sulmet izraelite ndaj objekteve shëndetësore në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, u vranë gjithsej 504 persona, 459 u plagosën, 39 ndërtesa u dëmtuan dhe 31 ambulanca u goditën.