19:55 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rreth 100 të rinj nga Llapi i bashkohen AAK-së

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se sot i janë bashkuar kësaj partie rreth 100 të rinj nga Llapi.

Haradinaj mes të tjerash ka shkruar se Llapi po bënë kthesën e radhës, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sonte në radhët e AAK-së dhe vizionit tonë për shtet 100%, ju bashkuan rreth 100 të rinj nga Llapi.
Njerëzit që po e nderojnë AAK-në dhe gjithë neve, z. Isak Mehmeti dhe Meriton Dërmaku po i japin frymë konceptit tonë për 100% shtet.
Me njerëz që i ndajmë vlerat e përbashkëta, Besnik Tahiri, Bekim Mehmeti dhe Mrika Thaqi, nga sot do të kenë rreth vetës një mbështetje të madhe të kësaj armate të të rinjve llapjanë, zonë kjo që ndër breza ka ditur të ruaj vendin dhe popullin tonë.
Llapi po bënë kthesën e radhës.
Na priftë e mbara!