75 Mall Live Search
07:49 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / C E

​Rreth 11 mijë raste aktive me COVID-19

Rreth 119 mijë persona të dyshimtë me virusin SARS-COV-2 janë testuar në të gjithë vendin nga fillimi i pandemisë e deri 14 nëntor. Prej tyre, janë konfirmuar 29.117 raste pozitive.

Deri tani, betejën e tyre me sëmundjen COVID-19 e kanë humbur 822 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 17.305 raste.

Në të gjithë vendin, numri i rasteve aktive është 10.990.

Institucionet vijojnë të këshillojnë të gjithë qytetarët që të kenë kujdes.

“Mbulojeni gojën dhe hundën me maskë! Mbajeni higjienën! Respektojeni distancën!”, janë këshillat që vijnë prej tyre.