75 Mall Live Search
17:45 / E Martë, 02 Korrik 2024 / mp

Rreth 1500 serbë në veri i konvertuan patentë-shoferët në RKS

Qytetarët serb të katër komunave veriore kanë shprehur gatishmërinë për konvertimin e patent shoferëve prej atyre serbe në të Republikës së Kosovës.

Deri tani janë konvertuar 1 mijë e 713 patentë shoferë. Qytetarët serb kanë afat deri më datën 9 gusht për t’i konvertuar patentët. Këtë për Indeksonline e ka bërë të ditur Veton Elshani zëvendës drejtor i Policisë së Kosovës për veri.

“Procesi po ecën mirë. Ka interesim të mirë të qytetarëve. Afati është deri më 09.gusht të këtij viti”, tha Elshani. /Indeksonline/