75 Mall Live Search
15:29 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / LB

Rreth 16 mijë të vaksinuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 15 910 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Sipas kësaj ministrie, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 328 825 doza të vaksinës.

“Deri më sot 530 959 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar MSh-ja.