75 Mall Live Search
13:55 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Rreth 170 qytetarë të Deçanit dyshohet se u helmuan nga uji i pijes, “Hidrodrini” ka një apel për qytetarët

Rreth 170 qytetarë të komunës së Deçanit mbrëmë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Dyshimet e para janë së të njëjtit mund të jenë helmuar nga uji i pijes.

Pikërisht për këtë KRU “Hidrodrini”, u ka bërë thirrje banorëve të disa fshatrave të Deçanit që të mos e konsumojnë ujin për pijë, deri në njoftimin e radhës transmeton “Indeksonline”.

Për këtë rast është njoftuar edhe kryetari i komunës Bashkim Ramosaj dhe organet tjera kompetente.

Më poshtë njoftimi i plotë i KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Deçan.

KRU ‘Hidrodrini’ – Njësia Operative – Deçan

Pas disa shqetësimeve të shprehura sot të konsumatorëve të fshatrave  Prejlep, Rastovicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i ri, mbi dyshime për helmim shëndetësorë, APELON tek konsumatorët e fshatrave të sipërshënuar që UJIN mos ta konsujnë për pije, deri në një njoftim të radhës.

Pas shfaqjes së dyshimeve të para, të pavërtetuara deri më tash, KRU ‘Hidrodrini’-Njësia Operative – Deçan, në koordinim edhe me autoritetet komunale, ka marrë të gjitha masat urgjente duke hulumtuar shkaqet e mundshme.

Njoftojmë se deri në këtë çast, nuk ka asnjë bazë të vërtetuar se shqetësimet në fjalë mund të kenë ardhur /ose/ mos ardhur, si pasojë e ujit. Andaj, deri në kthimin e analizës së Ujit nga ana e IKSHPK-së, ky APEL mbetet në fuqi.

Me respekt;

Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë