13:58 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

190 qytetarë- të zhdukur sivjet

Zhdukja e personave në vendin tonë është bërë një dukuri shqetësuese. Për arsye e motive të ndryshme, ata vendosin të largohen nga familja apo shtëpia ku jetojnë, derisa më pas rastet nga të afërmit e tyre paraqiten në polici.

Policia e Kosovës, për Indeksonline thotë se çdo rast që paraqitet evidentohet nga ta, derisa deri tashti janë iniciuar rreth 190 raste të tilla.

Lidhur me rastet “Person i zhdukur”, policia evidenton çdo raste që paraqitet në polici nga familjar apo qytetarë të tjerë të cilët lajmërojnë se familjari ose i afërmi i tyre nuk dihet se ku ndodhet.

Në shumicën dërmuese të rasteve pas pak ditësh gjendet se ku është ,,personi i zhdukur”, pra janë thjeshtë largime nga shtëpia pa lajmëruar familjarët. Policia, gjatë këtij viti deri më 28.10.2019, ka iniciuar rreth 190 raste të tilla”.

Ndërsa, rasti i fundit që është iniciuar në polici është bërë më 28 të këtij muaji në Vushtrri, ku një mashkull ka raportuar i vëllai i tij i sëmurë mental është larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij.

I humburi thuhet është nga fshati Begaj./Indeksonline/