15:26 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Rreth 2 mijë nxënës çdo ditë kalojnë mbi ujërat e zeza në lagjen “Bajram Curri” në Prizren

Banorët e lagjes “Bajram Curri”, në Prizren janë në hall me ujërat e zeza, shkruan IndeksOnline.

Përkatësisht janë nxënësit e 2 shkollave të mesme dhe një fillore, e që kanë rreth 2 mijë nxënës, e të cilët po përballen çdo ditë teksa shkojnë në shkollat e tyre, me ujërat e zeza.

Në pamjet që kanë dërguar lexuesit e IndeksOnline shihet se si është i vështirësuar qarkullimi për nxënësit dhe të gjithë ata që kalojnë andej pari.

Në anën tjetër banorët po kërkojnë nga komuna që të bëj një zgjidhje sa më shpejtë për ta./IndeksOnline/

IndeksOnline ju sjell pamje: