75 Mall Live Search
10:18 / E Premte, 18 Mars 2022 / k.v

Rreth 2 milionë refugjatë në Poloni

Rreth 2 milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina për në Poloni, që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, ka njoftuar të premten Garda Kufitare Polake.

Vetëm të enjten, 52,500 njerëz kanë kaluar kufirin, njoftoi agjencia në Tweeter, rreth 11% më pak se të mërkurën. Numri total i atyre që kanë ikur nga Ukraina për në Poloni është 1,999,500.

Vlerësohet se më shumë se gjysmë milioni refugjatë veçse kanë ikur nga Polonia për në vende të tjera.