75 Mall Live Search
11:57 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Rreth 20 fshatra në Gjakovë mbesin pa rrymë tash e 24 orë!

Në komunën e Gjakovës që nga dita e djeshme afro 24 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Këtë e kanë bërë të ditur disa qytetarë për IndeksOnline.

Ata thonë se tash e 24 orë janë në terr.

Ndërsa, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se ekipet kanë dalë në terren dhe janë duke i sanuar dëmet nga kushtet atmosferike.

“Si pasojë e kushteve atmosferike janë shkaktuar disa prishje në Gjakovë. Ekipet kanë dalë mënjëherë në terren dhe janë duke i sanuar ato”, tha ai./IndeksOnline/