75 Mall Live Search
16:11 / E Premte, 15 Janar 2021 / A. M.

Rreth 20 mijë aplikacione nga diaspora janë dërguar në KQZ

Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror të Zgjedhjeve ka njoftuar për procesin e aplikimit të votuesve nga diaspora.

Në bazë të të dhënave të publikuar, deri tani në adresën zyrtare të KQZ-së kanë arritur rreth 20 mijë aplikacione.

Ndërsa, janë shqyrtuar 3.455 aplikacione për regjistrim.

Kurse, të miratuara janë 2249 aplikacione.

KQZ-ja ka bërë të ditur se 431 aplikacione duhet të dërgojnë dokumente shtesë me qëllim të miratimit.

Ndërsa, deri në orën 12:00 të ditës së sotme janë 16.386 e-maila të pahapura.  /Indeksonline/