13:34 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

20 puseta të hapura, 5-metërshe të thella, rrezikojnë banorët e fshatit Bardhosh

Ka dy vjet që rreth 20 puseta qëndrojnë të hapura në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Banorët e këtij fshatit kanë ankesa të shumta lidhur me këtë problematikë, pasi sipas tyre po rrezikohet jeta e qytetarëve.

Sipas tyre, ata shpesh herë janë drejtuar në Komunë për të kërkuar ndihmë që të mbyllën këto puseta, mirëpo kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Një banor i këtij fshati ka treguar për Indeksonline se si gjatë ditës së djeshme një qen ka rënë në njërën prej këtyre pusetave e cila arrin thellësinë deri mbi pesë metra.

Banori pa dashur të identifikohej ka thënë se pasi kanë zbuluar që në pusetë kishte rënë ai qen, kishin kërkuar ndihmë nga ekipet e zjarrfikësve si edhe kishin njoftuar Komunën, mirëpo këta të fundit nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre.

Derisa, ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë pas një aksioni triorësh kanë arritur ta nxirrnin qenin nga puseta.

Indeksonline ju sjellë disa fotografi ku mund t’i shihni këto puseta.