75 Mall Live Search
17:59 / E Hënë, 12 Tetor 2020 / indeksADMonline

Rreth 200 mijë polica sigurimi janë shitur më pak se vitin e kaluar

Byroja Kosovare e Sigurimit në faqen zyrtare Facebook, ka publikuar të dhëna në lidhje me policat kufitare të sigurimit për këtë vit.

Këto statistika janë bërë gjithnjë duke iu referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës.

Përgjatë këtij 8 mujori të parë të këtij viti, del se në Republikën e Kosovës, janë shitur gjithsej 113.232 polica kufitare sigurimi. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë shitur 307.488 polica sigurimi.

Sipas këtyre shifrave del, se në periudhën e njëjtë kohore, kemi 194, 256 polica më pak./Indeksonline