Rreth 200,000 makina Volvo problem me rrjedhjen e karburantit
Volvo ka tërhequr 219,000 makina në mbarë botën si pasojë e një rrjedhjeje të mundshme të karburantit.
Makinat e ndikuara janë me motor me naftë të prodhuara në vitet 2015 dhe 2016. Modelet janë Volvo V40, V40CC, S60, S60CC, V60, V60CC, XC60, V70, XC70, S80 dhe XC90.
Linja e dëmtuar e karburantit mund të krijojë çarje, duke lejuar që lënda djegëse të rrjedhë në ndarjen e motorit.
Sipas raportimeve, nuk ka asnjë dëmtim apo lëndim lidhur me këtë çështje. Volvo po tërheq këto makina për të ndrequr problemet, me qëllim shmangien e problemeve të mundshme në të ardhmen.