Rreth 3 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitive me Covid-19, 237 persona në vendin tonë.
IKSHPK, ka bërë me dije se numri i të infektuarve ka shkuar në 2 mijë e 955.
Edhe më tej, është komuna e Prishtinës ajo e cila prin sa u përket të infektuarve nëpër komuna, shkruan IndeksOnline.
Deri sot, Prishtina ka shënuar gjithsej 2 mijë e 285 raste, derisa pas saj rënditet Ferizaji me 487 raste dhe Vushtrria me 479 raste.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 6 mijë e 917 që nga 13 marsi kur u konfirmuan rastet e para.