75 Mall Live Search
11:03 / E Enjte, 03 Maj 2018 / indeksADMonline

Rreth 30 persona janë plagosur nga një shpërthim në Londër (Video)

Deri në 30 persona duke përfshirë këtu edhe fëmijë u lënduan mbrëmë, pasi ndodhi një shpërthim zjarri në një turmë njerëzish gjatë një feste hebrenje në veri të Londrës.

Shumë nga ata që u lënduan në këtë incident pësuan djegie të fytyrës, thanë punonjësit e shërbimit të urgjencës.

Dhjetë vetë besohet të jenë shtruar në spital, mirëpo nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Dëshmitarët thanë se shpërthimi ndodhi rreth orës 10:00 pasdite pasi një udhëheqës fetar e ndezi zjarrin ku afër kishte edhe një telefon celular.

Përderisa zjarri ishte duke u ndezur, ajo shpërtheu në flakë të mëdha.

Nuk ishte e qartë nëse aparatet e ndezën shpërthimin apo ishte karburanti që po përdorej për të filluar zjarrin.

Disa njerëz u shkelën përderisa ishin duke ikur nga shpërthimi, thanë dëshmitarët./Idneksonline/