Rreth 300 protestues në Rudare të Zveqanit
Qytetarë serbë të veriut janë tubuar sot nga mëngjesi në fshatin Rudare të komunës së Zveqanit, përkatësisht tek kryqi, për të protestuar në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e policisë së Kosovës.
Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se numri i protestuesve tashmë po rritet, duke thënë se aktualisht janë rreth 300 protestues, ndërsa protestat po zhvillohen të qeta dhe nuk është shënuar ndonjë incident.
Ndryshe, në vendin ku po protestohet gjatë natës serbët kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, duke vendosur kamionë dhe automjete të ngjashme transportuese.