75 Mall Live Search
08:19 / E Diele, 30 Janar 2022 / MSH

Rreth 34 mijë raste aktive me COVID

33.952 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, pjesë e rasteve aktive u bënë 3 mijë e 628 qytetarë të cilët rezultuan pozitivë nga testimet, raporton Indeksonline.

Komuna me më së shumti raste pozitive dje ishte Prishtina, me 855 infektime, e ndjekur nga Peja me 303.

Në anën tjetër, edhe procesi i vaksinimit ka vazhduar.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.773.577 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në vend, gjithsej 75.445 qytetarë kanë marrë edhe dozën e tretë apo atë përforcuese.