16:36 / E Diele, 16 Shtator 2018 / indeksADMonline

Rreth 4 mijë qytetarë dolën për të pastruar Mitrovicën

Për dallim nga komunat tjera të Republikës së Kosovës, aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”, i organizuar nga Qeveria e Kosovës, në Mitrovicë është zhvilluar të dielën.

Kjo është bërë për shkak se të shtunën në Mitrovicë ka pas një numër të madhe manifestim esh në përkujtim të dëshmorëve dhe për shënimin e një varg ngjarjesh tjera me rëndësi nga lufta e UÇK-së për çlirimin e vendit.

Aksionit “Ta pastrojmë Mitrovicën”, i janë përgjigjur rreth 4.000 mijë qytetarë të Mitrovicës e më gjerë, nxënës, studentë, pjesëtarë të FSK-së, pjesëtarë të shoqërisë civile, besimtarë të komuniteteve fetare. Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, tha se sot për Mitrovicën do të jetë një ditë e mrekullueshme, një ditë që do të bëjë kthesa rrënjësore në vetëdijesimin e qytetarëve për të mbajtur vazhdimisht të pastra hapësirat ku jetojnë, punojnë e lëvizin. “Është obligim i të gjithë qytetarëve dhe institucioneve që qytetin ta pastrojnë dhe ta mirëmbajnë siç duhet, pasi pastërtia do të thotë shëndet më të mirë për fëmijët tanë dhe për të gjithë ne. Mitrovica me hapësirat e gjelbëruara dhe të pastruara do të bëhet akoma më atraktiv për vizitorë e turistë, interesimi i të cilëve është në rritje të vazhdueshme”, tha Bahtiri.

 

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të MMPH, Fatmir Matoshi, u shpreh të jetë i entuziazmuar me numrin e pjesëmarrësve në aksionin për pastrimin e Mitrovicës, andaj edhe shprehu kënaqësinë e tij që gjendet në Mitrovicë. Ndërsa, kryeimami i Bashkësisë Islame (BI), Mulla Rexhep Lushta, i cili kishte dalë për të pastruar qytetin, tha se BI e mbështet fuqishëm aksionin për tu krijuar qytetarëve një ambient të pastër, ashti sikur që udhëzon edhe feja. Nga hapësira para ndërtesës komunale, pjesëmarrësit në aksion u nisën për në shtatë zonat e planifikuara për pastrim e që ishin qendra e qytetit, Lagja Bair-kazerma e ushtrisë, Lagja e romëve, Parku Solana-Broboniq, Parku Solana-Prishtinë, Lisicë-Smrekonicë dhe Mitrovicë-Shalë e Bajgorës. Në aksion morën pjesë edhe të gjitha kompanitë që veprojnë në komunën e Mitrovicës me rreth 20 automjete të ndryshme për pastrim. Komandanti i stacionit policor jug, Ahmet Gjosha, që vazhdimisht i përcolli aktivitete që po zhvilloheshin të gjitha mjediset, deklaroi se çdo gjë ka shkuar në rregull dhe se qytetarët gjatë punës së madhe që kanë bërë nuk kanë shkaktuar asnjë telashe.