75 Mall Live Search
11:11 / E Shtunë, 13 Janar 2024 / MSH

Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal nga tetori, IKShPK publikon të dhënat

Rreth 40 mijë raste të gripit sezonal janë regjistruar nga 2 tetori e deri më 7 janar, ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike që ka lajmëruar se vetëm në javën e parë të vitit 2024 janë raportuar mbi 5700 raste dhe se kjo paraqet kalimin e pragut epidemik.

“Bazuar në të dhënat nga mbikëqyrja permanente e situatës epidemiologjike përmes hulumtimit aktiv dhe pasive të institucioneve shëndetësore dhe në terren për Influenzën sezonale (ILI), për Infeksionet respiratore akute (ARI) dhe Infeksionin e rëndë respirator akut (SARI), IKSHPK bën të ditur se intensiteti i Influencës sezonale (Gripit) sipas numrit të rasteve të raportuara për javën e parë të vitit 2024 paraqitet në aktivitetin e lartë të qarkullimit, ka shënuar rritje dhe e ka kaluar pragun epidemik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Pos 40 mijë rasteve me grip, janë regjistruar edhe gati 5 mijë raste të infeksioneve respiratore akute dhe 67 raste me infeksion të rëndë respirator.

Në këtë periudhë, janë testuar 326 mostra nga pacientët, si raste të dyshimta për COVID-19. Nga to 63 kanë dalë pozitive (19.32 për qind).

IKSHPK-ja ka treguar edhe masat më efikase në parandalimin e gripit sezonal. Aty ka thënë se parandalimi më i mirë bëhet përmes vaksinimit. Ky institut ka thënë se i ka siguruar 85 mijë doza të vaksinës dhe se ato mund të merren në çdo komunë. Efekti i vaksinës fillon 1 deri 2 javë pas marrjes.

Ndërsa si masa praktike për parandalimin e përhapjes, IKSHPK-ja ka përmendur maskat mbrojtëse, distancën fizike, higjienën e duarve, evitimin e kontakteve e që njerëzit e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi.

May be a graphic of map and text
May be a doodle of ‎slow loris, hospital and ‎text that says '‎ااااបÛ MASAT PARANDALUESE KUNDER PERHAPJES SE VIRUSIT Të GRIPIT Menyra mè efikase pèr parandalimin e virusit të gripit sezonal eshtë vaksinimi. •Vaksinimi mbron të vaksinuarin dhe ndihmon è parandalimin e perhapjes sẽ gripit .Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bèhet edhe tani nè çdo komunè/QKMF Efekti vaksinës fillon deri jave pas marrjes dhe mbrojtja vazhdon rreth nje vit pas vaksinimit. Ministria e Shendetèsisë nẽ bashkèpunim me IKSHPK, nè fillim tề sezones sẽ gripit 2023/2024 ka siguruar 85,000 doza tề vaksinès kundër gripit sezonal. VAKSINOHUNI!‎'‎‎