75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 16 Gusht 2021 / LB

Rreth 400 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet në Kosovë, 17 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 380 pacientë janë të shtrirë sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.

Sipas SHSKUK’së, 316 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.ADVERTISING

17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, ndërsa 178 janë me oksigjenoterapi.

Njoftimi i SHSKUK’së:

16 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

380 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

316 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

278 me oksigjeno-terapi

17 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 149 pacientë të shtrirë, 112 prej tyre Covid-19 pozitivë, 120 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 104 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 38 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 1 pacient

– Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 231 pacientë, 204 prej tyre Covid-19 pozitivë, 158 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 47 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 60 pacientë

– Spitali i Pejës, 36 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 54 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 9 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 7 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 18 pacientë