75 Mall Live Search
13:40 / E Martë, 01 Korrik 2025 / Z S

Rreth 50 mijë persona të evakuuar – Zjarret masive përfshijnë Turqinë

Turqia po përballet me një valë zjarresh që kanë përfshirë disa rajone të vendit, duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 50 mijë qytetarë, kryesisht nga provinca e Izmirit në bregdetin perëndimor.

Sipas Ministrisë së Pylltarisë, gjatë tri ditëve të fundit, ekipet e emergjencës janë përballur me 263 vatra zjarri në të gjithë vendin.

Zjarret kanë përfshirë edhe provincat: Bilecik, Hatay, Sakarya dhe Manisa, ndërsa temperaturat e larta kanë vështirësuar përpjekjet e zjarrfikësve për t’i vënë nën kontroll, raporton BBC-i.

Ministri i Bujqësisë, Ibrahim Yumaklı, ka deklaruar operacionet e shuarjes po zhvillohen me intensitet të lartë dhe janë angazhuar të gjitha kapacitetet në terren.

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Kemal Memişoğlu, bëri të ditur se 46 persona të lënduar nga zjarret janë duke u trajtuar në spitale, disa prej tyre në gjendje të rëndë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve në zonat e rrezikuara të bashkëpunojnë me ekipet e shpëtimit dhe të ndjekin udhëzimet për evakuim, ndërsa situata meteorologjike vazhdon të jetë alarmante./Indeksonline/