75 Mall Live Search
10:11 / E Martë, 22 Mars 2022 / AR

Rreth një mijë ndërtesa të shkatërruara në Kharkiv

Pothuajse një mijë ndërtesa janë shkatërruar në  Kharkiv, si rezultat i bombardimeve ruse, njofton shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.

Shumica e këtyre janë ndërtesa banimi, bën të ditur SES, transmeton Indeksonline.

Forcat ruse kanë granatuar pamëshirshëm Kharkivin, i cili shtrihet vetëm 30 milje (50 km) nga kufiri me Rusinë, për më shumë se tre javë.

Të paktën 500 civilë janë vrarë atje, thonë zyrtarët ukrainas./Indeksonline/