75 Mall Live Search
10:27 / E Martë, 20 Gusht 2024 / S Z

Rreth një orë pritje në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka publikuar të dhënat nga pikat e kalimit kufitar.

Rreth 50 minuta është pritja e qytetarëve për të dalë nga Kosova në kufirin te Dheu i Bardhë.

Ndërsa në Jarinje pritja zgjat 30 deri në 45 minuta, e në Merdar pritjet janë 20 deri në 30 minuta

E në pikëkalimet e tjera pritjet janë jo më shumë se 5 minuta.