75 Mall Live Search
15:55 / E Hënë, 28 Mars 2022 / B O

Rreth njëqind pasagjerë janë bllokuar në aeroportin e Cyrihut

Rreth njëqind njerëz janë bllokuar në aeroportin e Cyrihut që nga mbrëmja e së dielës. Kjo për shkak së Shanghai i Kinës ka hyrë në izolim.

Fluturimi nga Cyrihu në Shanghai është anuluar dhe qindra pasagjerë po kanë kaluar natën në aeroport.

“Për shkak të bllokimit në Shangai, ne nuk fluturojmë për në Aeroportin Ndërkombëtar Pudong. Zvicra është duke e vlerësuar vazhdimisht situatën dhe vendimi i radhës do të merret të martën” thuhet në njoftimin e kompanisë ajrore.

Linja ajrore tha se fluturon katër herë në javë për në Shangai, tre fluturime mallrash dhe një fluturim pasagjerësh./Indeksonline/